Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, lidhur me akuzat e Përparim Ramës se Qeveria ka bllokuar buxhetin e kryeqytetit, ka theksuar se shifrat zyrtare tregojnë të kundërtën.
Sipas tij, gjatë këtij viti Prishtina ka shpenzuar 77 milionë euro.
“Flasim me fakte, kjo përrallë që s’kemi buxhet, i kemi ndalë subvencionet e nuk po mund t’i japim pagat, nuk qëndron. Prishtina deri në fund të shtatorit të këtij viti ka shpenzuar 77 milionë euro. Buxheti sivjet i komunës është 120–130 milionë euro, këto janë shpenzime të deklaruara nga vetë komuna. Për 9 muaj 77 milionë euro – si është e mundur që e paskemi bllokuar kur ka ndodhur gjithë ky shpenzim?”, tha Çeku.
Ai ka shtuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë pengesë nga Qeveria, por për mungesë funksionaliteti në Kuvend.
“Nuk jemi këtu për beteja personale, por për publikun për qytetarin e të ardhmen e kryeqytetit, më e pakta është me qenë korrekt me të dhëna dhe me referenca ligjore. Ku e paskemi bllokuar kur qeveria respektivisht Ministria e Financave e ka kryer detyrimin e vetë që është 1/12 që ndahet çdo muaj sepse kështu e parasheh ligji. Prej kohës kur e keni dërguar ne qeveri dhe qeveria ne kuvend nuk kemi pasur kuvend funksional”, ka deklaruar ai

