Dy vëllezërit në Gollubovc u vranë para derës së shtëpisë – pak ditë më parë e kishin kryer të pamen e babait – detaje

by Nexhat

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në fshatin Gullbovc të Malishevës ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri para shtëpisë së tyre, në një kohë kur familja ende ndodhej në ditë zie për humbjen e babait.

Sipas informacioneve nga strukturat e afërta me hetimin, i dyshuari për vrasjen është Astrit Isufi nga Sankovci, bashkëshorti i motres së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e familjes së saj për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait.

banner

Rrethanat

Sot, në momentin kur ende po vinin njerëz për ngushëllim, i dyshuari ka shkuar për ta marrë bashkëshorten. Pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.

Të dy kanë ndërruar jetë në vend.

“E pamja ishte kryer para tre ditësh, por ende vinin njerëz për me ngushëllu. Ai erdhi për me e marrë gruan, u kthye dhe i vrau në prag të shtëpisë. Kjo ta këputë shpirt. Edhe babën para pak ditësh e kemi pas varrosë,” ka thënë një i afërm i familjes për Sinjalin.

Hetimet

Policia dhe Prokuroria kanë siguruar vendngjarjen, ndërsa trupat e viktimave duhet dërguar në obduksion.
I dyshuari është në arrati dhe po zhvillohen veprime intensive për kapjen e tij. Hetimet janë në vazhdim./Sinjali

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy