“Edhe ti je binar në statusin tënd”/ Komisionerja Kos reagon pas deklaratave të Berishës ndaj Gonzatos: Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm

by Nexhat

Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kos, ka reaguar në mbrojtje të ambasadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato përmes një reagimi në X.

Kos reagoi pas deklaratave të kreut të PD Sali Berisha, i cili iu drejtua hapur Gonzatos në lidhje me ligjin për barazinë gjinore që po diskutohet në Parlament

banner

Berisha iu drejtua Gonzatos ditën e sotme duke i thënë se “ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar”.

Kos u shpreh në reagimin e saj se barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë një pjesë integrale e ligjit të BE-së dhe njehsimi i tyre është pjesë e integrimit evropian.

Ajo theksoi se ligji nuk është kërkesë personale e ambasadorit Gonzato, ndërsa theksoi se çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy