I tërboi Rey Manaj, FIFA dënon Serbinë, gjobë dhe mbyllje stadiumi

by Nexhat

Në Serbi e kanë të vështirë të ndryshojnë, nuk e bënë as këtë herë përballë Shqipërisë në Leskovc, ku pavarësisht se gjithçka ishte nën kontrollin e qeverisë dhe Federatës, sërish në stadium nuk munguan thirrjet ndaj shqiptarëve dhe sjellja diskriminuese e tifozëve, një fakt që nuk i ka shpëtuar FIFA-s, me këtë të fundit që ka dënuar sërish Federatën Serbe të Futbollit.

Me anë të një reagimi për mediat, Federata Serbe ka bërë publike vendimin e marrë nga Komisioni i Disiplinës në FIFA, ku për shkak të sjelljeve të tifozëve janë dënuar me 85 mijë franga zvicerane gjobë, plus i ka mbyllur edhe 25% të stadiumit për ndeshjen e radhës në kualifikueset e Botërorit, atë kundër Letonisë. Federata Serbe shkon edhe më tej duke njoftuar se nuk do të marrë përsipër shitjen e biletave për tifozët e sajë për ndeshjen e radhës, atë kundër Anglisë:

banner

“Duke marrë parasysh përvojat e kaluara dhe milionat e gjobave të paguara jo vetëm kur ndeshjet luhen në fushën tonë, por edhe për shkak të incidenteve në ndeshjet jashtë fushe, Federata e Futbollit e Serbisë nuk do të marrë përsipër shitjen e organizuar të biletave për ndeshjen kundër Anglisë, as nuk do të jetë përgjegjëse për sjelljën e tifozëve”, lexohet ndër të tjera në reagimin e Federatës Serbe të Futbollit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy