Kolegët në Tetovë ngushëllojnë për vdekjen e 25 vjecares nga Gjakova, publikohet identiteti i plotë i saj

by Nexhat

Universiteti i Tetovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 25 vjeçares nga Kosova, Daorsa Spahija.

Në telegram thuhet se “largimi i saj i papritur përjetohet me dhimbje të madhe në shoqërinë tonë studentore”.

banner

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë, Daorsa Spahija. Largimi i saj i papritur përjetohet me dhimbje të madhe në shoqërinë tonë studentore, në auditorët, në bisedat dhe kujtimet që i ndamë së bashku. Humbja e Daorsës na prek thellë, jo vetëm si kolegë, por si një komunitet i tërë. Nuk humbëm vetëm një studente, humbëm një njeri të dashur, një jetë të re plot mundësi dhe një rrugëtim që duhej të vazhdonte. Dhimbja është e madhe, e heshtur dhe e vështirë të shprehet me fjalë. Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e saj, të afërmit, miqtë. Le ta kujtojmë Daorsën me dashuri dhe me mirënjohje për kohën që patëm mundësinë ta kemi pranë nesh. Ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy