Mafia siçiliane u bë gati të “hiqte qafe” Icardin! Ish-sulmuesi argjentinas tregon si ia shpëtoi jetën “armiku i madh”

by Nexhat

Ish-sulmuesi argjentinas me një të kaluar të rëndësishme në Itali, Gonzalo Bergesio, ka zbuluar një prapaskenë të bujshme rreth episodit kur Mauro Ikardi i mori gruan Maksi Lopezit. Uanda Nara la njërin lojtar për tjetrin, me një histori që bëri xhiron e botës për shumë vite.

Bergesio, i cili ka qenë shok skuadre me Maksi Lopezin në ato vite në radhët e Katanias, ka zbuluar se ky i fundit në fakt i kishte shpëtuar jetën Mauro Ikardit, pasi persona të përfshirë në mafien siçiliane, kishin ofruar të “hiqnin qafe” sulmuesin që i kishe rrëmbyer gruan.

banner

“Ishim në Siçili dhe djemtë ishin shumë të gjallëruar atje. I thanë Maksit “A dëshiron që të shkojmë dhe kërkojmë atë djalin?”. “Jo, jo, rrini të qetë”, u përgjigjej Maksi. Dhe kjo ndodhi në periudhën që po bëhej e gjithë rrëmuja”, tha Bergesio i cili shpjegoi se kishte qenë i pranishëm në këtë bashkëbisedim

Ai më pas u ngacmua më shumë nga gazetarët. “I thanë a do që ta ekzekutojmë?”, u pyet ish-futbollisti. “Po, dëshironin të shkonin dhe ta gjenin”, vijoi ai, duke theksuar se vetëm Maksi Lopez kishte bërë të mundur që të shmangej e keqja e madhe. “”Jo, jo, qetësohuni”, u thoshte Maksi. A i shpëtoi jetën Ikardit? Me kuptimin e plotë të fjalës”, tregoi Bergesio historinë e jashtëzakonshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy