Natë e madhe për Shaqirin, kështu kaluan shqiptarët tjerë me klubet e tyre sonte

by Nexhat

Xherdan Shaqiri shkëlqeu në fitoren e Baselit ndaj skuadrës rumune FCSB me dy gola dhe një asistim. Shaqiri shënoi nga penaltia në minutën e 19-të dhe realizoi golin e dytë në minutën e 73-të, pas një topi të devijuar nga shtylla. Gjithashtu, ai asistoi për golin e fundit të shënuar në minutën e 89-të nga Ibrahim Salah.

Shaqiri arrin shifrën e 60-të golave dhe asistimeve që nga rikthimi te klubi i Baselit në 58-të paraqitje.

banner

Skuadra ku luan sulmuesi Ermal Krasniqi, Legia e Varshavës, u mposht 2-1 nga skuadra Celje. Në këtë ndeshje, sulmuesi i kombëtares së Kosovës luajti 86 minuta, por nuk arriti të kontribuonte me asistim apo gol.

Edhe Albion Rrahmani luajti nga fillimi për skuadrën e tij, Sparta e Pragës, në barazimin pa gola kundër Rakowës. Rrahmani u detyrua të lërë fushën në minutën e 24-të për shkak të një lëndimi që pësoi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy