Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka reaguar pasi Zyra e Kryeministrit u ka dërguar mesazh studentëve në emër të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke përmendur 100 eurot që janë ndarë nga buxheti i Republikës së Kosovës.
Një mesazh të tillë ai e ka vlerësuar si përpjekje e liderit të VV-së për blerje të votave për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të mbahen këtë të diele.
Në profilin e tij në “Facebook”, Guri ka shkruar se pushteti është bërë i lexueshëm në veprime.
“O po lehte te lexueshem jeni. Nuk blihen studentet me 100 euro!”, ka shkruar ai.

