Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se ndriçimi në kryeqytet është zgjeruar në 270 rrugë të reja.
Ai ka thënë se tash ndriçimi është smart.
“Zgjerim i ndriçimit publik në mbi 270 rrugë. Modernizim dhe rikonstruksion i mbi 500 rrugëve, me sistem smart të ndriçimit publik. Sistemi smart mundëson menaxhim dhe mirëmbajtje më efikase të rrjetit të ndriçimit”, tha Rama.
“Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm urban”, ka shkruar ai

