Përparim Rama: Sheshi Xhorxh Bush e kthen Prishtinën në metropol, bllokuesve qytetarët do t’ua tregojnë vendin më 9 nëntor

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur nga Sheshi Xhorxh Bush. Rama tha se kjo hapësirë do ta kthejë Prishtinën në metropol.

“Sheshi Xhorxh Bush kemi fillu me probleme të ndryshme, por po vazhdojmë, jemi duke punuar prej Katedrales po vijmë këndej, e shndërron Prishtinën në metropol. Prishtina është kryeqytet. I kemi të mbushur me shumë njerëz”, tha Rama në RTV Dukagjini.

banner

Ai u shpreh se bllokuesit do ta marrin përgjigjen më 9 nëntor.

“Janë bllokada joligjore prej MKRS-së, institucioneve vartëse që kemi në Gjykatë, së shpejti do të marrin vendimin përfundimtar e do të vazhdojmë. Transformimi i Prishtinës, po e hekim asfaltin, po vendosim gurë. Kjo do të ishte e kryer deri tash po të mos kishim sabotazhet, por më 9 nëntor qytetarët do t’ia tregojnë vendin, e në dhjetor në nivelin qendror do të kemi qeverisje që e do të mirën e kryeqytetit”, tha Rama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy