Rama: 3.5% e çdo ndërtimi do t’i kthehet qytetarëve për çerdhe, shkolla e banesa sociale

by Nexhat

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar projektet kryesore kapitale që synon t’i realizojë nëse fiton mandatin e dytë.

Në Debat Plus, Rama ka përmendur transformimin e transportit publik dhe unifikimin e biletave për qytetarët, përmirësimin e Unazës së Brendshme dhe lidhjen e dhjetë lagjeve kryesore përmes shesheve të rinovuara, përfshirë vazhdimin e Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Xhorxh Bush deri tek Rrethi i Flamurit.

banner

“Investime të mëdha kapitale, që e ndërlidh së pari Unazn e kryeqytetit si nëj projekt kapital i madh, unazën e brendshme, transportin publik të cilin tashmë e kemi transformuar, ku sot kemi një bileta të unifkume… Po ashtu edhe secilin fshat me transport urban. Projektet e ndryshime të cilat i lirojnë zonat publike, fokusohemi në zonat publike, ku e kemi vazhdimin e sheshit Nën Tereza me sheshin Xhorxh Bush deri tek rrethi i flamurit që e ndërlidh dhjetë lagjet kryesore të kryeqytet, edhe krijon një siguri shtesë për të gjithë qytetarët”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka theksuar renovimin e Pallatit të Rinisë dhe përdorimin e 3.5% të secilit ndërtim në të gjitha zonat për shërbime publike, si çerdhe, shkolla, qendra mjekësore dhe banesa sociale.

“Po ashtu edhe renovimi i pallatit të Rinisë, edhe gjithmonë 3.5 përqindëshi ne të gjitha zonat secilit ndërtim t’i kthehet qytetarëve për nevojat e tyre për çerdhe për shkolla, për qendra mjekësore familjare për hapësira banesa sociale”, ka deklaruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy