Ambasadori i Bashkimi Evropian në Beograd, presidentit të Serbisë i dorëzoi Raportin e Progresit për vendin e tij, të përpiluar nga Komisioni Evropian.
Në këtë që po cilësohet si dokumenti më i ashpër që ka pranuar Beogradi, i cili ka statusin e vendit kandidat për të hyrë në Bashkim Evropian, janë dhe dy kushte kapitale,
Këto dhe kërkesat tjera që duhet përmbushur, e që nikoqirit nuk i pëlqyen fare, i shpalosi ambasadori Andreas von Beckerath.
I pari i Brukselit në Beograd përmendi edhe një kusht që e ka unioni 27 anëtarësh e që lidhet me përgjegjësinë për Aktin e Agresionit që e kryen një grup paramilitarësh serbë ndaj Policisë së Kosovës, në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.
Nga ana e tij, Alleksandar Vuçiq tha se ka mospajtime të mëdha me shumë nga ato çka shkruan në raport të progresit dhe që i tha diplomatit suedez von Beckerath.
Suedia këtë javë njoftoi se ia pezulloi fondet milionëshe mbështetëse Serbisë, kjo për shkak të siç tha qeveria nga Stokholmi mes tjerash rritjes së madhe të korrupsionit në vend.

