Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar se në lidhje me rastin e dyshuar të plagosjes dhe rrëmbimit të një shtetasi serb në afërsi të Leposaviqit, është marrë në pyetje një person i afërt me viktimën.
“Konfirmojmë se është intervistuar një person i afërt me viktimën. Rasti po hetohet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, ka bërë të ditur zëdhënësi I Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Shtetasi i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit serb me iniciale M.V., dyshohet se ishte plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës.
Rasti, sipas Policisë së Kosovës kishte ndodhur të shtunën më 1 nëntor dhe për të njëjtin është njoftuar edhe KFOR-i, si përgjegjëse për zonën/brezin kufitar.

