Votues i zhgënjyer i VV-së: “Jo Albin, s’të kam votu me na sjell këtë krizë”

by engel

Një votues i zhgënjyer i Lëvizjes Vetëvendosje ka ndarë publikisht pakënaqësinë e tij ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për keqmenaxhim të shtetit dhe premtime të pambajtura.

Në një shkrim të hapur, votuesi shpreh revoltën për çmimet e larta të energjisë, taksat dhe jetesën e shtrenjtë, duke theksuar se Kurti nuk ka përmbushur pritshmëritë që ai kishte kur e votoi.

banner

“Jo, more Albin, une s’të kam votu me na sjell këtë krizë, me na shtrejtu rrymën, tatimin, bukën. Ma ke ba jetesën të papërballueshme. Të kam votu me përmirësu e me na lehtesu pak, ashtu si e pate premtu,” shkruan votuesi.

Ai kritikon edhe stilin e jetesës së qeveritarëve të VV-së, duke përmendur përdorimin e xhipave të zi, drekat dhe darkat luksoze dhe akuzon për keqpërdorim të taksave dhe fondeve publike:

“S’të kam votu që deputetë e ministrat e tu të pasurohen dhe të jetojnë jetën luksoze. Po te kam votu taksen time mos me keqperdor. Po te kam votu me ja dhan hakun punës e mos me u pasuru në mënyrë të pandershme.”

Votuesi shpreh zhgënjimin edhe për qeverisjen dhe marrëveshjet politike, duke i referuar lidhjes së qeverisë me partitë tjera dhe marrëveshjes së Ohrit:

“Albin, krejt partit tjera i ofendove, por me krejt po bon kualicione. Arsyja jote e vetme që ke ba diçka është ‘Veriu’, por Veriu është marrëveshja e Ohrit që e ke nënshkru – dëmtu Kosovën me pikën 7, ku u ipet serbëve asociacioni me vetëmenaxhim në të gjitha komunat me shumicë serbe.”

Në përfundim, votuesi shpreh një ndjenjë të thellë zhgënjimi dhe përçarjeje sociale, duke thënë:

“Albin, na ke përça prej familjarëve e deri tek shoqëria, kur hallall mos të koft përkrahja ime dhe e familjes time e gjithë ata që i kam shti me besu.”

Ky reagim pasqyron pakënaqësinë e qytetarëve që dikur e mbështetën Vetëvendosjen, duke ngritur pyetje për efektivitetin, besueshmërinë dhe prioritetet e qeverisë në detyrë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy