80 prokurorë e zyrtarë të angazhuar për të mbrojtur votën të dielën, Prokurori i Shtetit bën thirrje që të denoncohen shkeljet

by Nexhat

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tha se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të realizuar mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve për raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahen të dielën e 9 nëntorit, duke thënë se do të garantojnë  integritetin e procesit zgjedhor.

Për këtë proces, Zyra tha se janë angazhuar 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.

banner

“Në këto zgjedhje janë angazhuar së bashku rreth 80 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, deri në përfundim të procesit zgjedhor, me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë”.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit bëri thirrje që të denoncohen rastet e shkeljeve gjatë procesit të votimit.

“Prokurori i Shtetit i fton qytetarët e Republikës së Kosovës, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy