Azemi: Kosova po importon 1 milion euro në ditë energji elektrike – qytetarët do të ballafaqohen me reduktime

by Nexhat

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në EURO n’T7 ka thënë se ka qenë e pritshme nga LVV dhe Albin Kurti që pak ditë para balotazhit të ndajnë ndihma, sikurse kjo e fundit me nga 100 euro për studentë, për t’u munduar të shfrytëzojnë këtë për të mbledhur vota.

Njëjtë, sipas tij, këto ditë ka ndodhur edhe me lajmin për miratimin e buxhetit, duke e proklamuar atë si një arritje të madhe, derisa ka dallime të mëdha mes importit dhe eksportit, rritje të vazhdueshme të inflacionit dhe mungesë të investimeve kapitale.

banner

Ai ka kritikuar qeverinë në detyrë se nuk ka bërë asgjë për krizën energjetike në vend, duke thënë se po importojmë 1 milion euro në ditë energji elektrike dhe se këtë do ta vuajnë qytetarët në muajt e ftohtë të dimrit me mungesë të energjisë elektrike.

“Studentët kanë nevojë për mjete financiare, nuk po them që nuk duhet të kenë një stimulim financiar, mirëpo më mirë kishte me qenë të ndërtohen kushte më të mira për studime, si universitete më të mira, konvikte e menza më të mira, e jo me subvencione të njëhershme me të cilat nuk zgjidhet ndonjë problem. Përkundrazi, vetëm sa e thellon problemin, sepse mjetet e ndara nuk janë më aty për t’u investuar”, ka thënë Azemi.

Në anën tjetër, anëtari i kryesisë së LDK-së ka folur edhe për investimet e nisura në KEK në fillim të këtij viti, e të cilat ende nuk kanë dhënë rezultate, duke shtuar se kjo do të përkthehet në krizë energjetike.

“Paratë janë dhënë, puna nuk ka filluar, janë akoma në negociata. Ndërkohë, në vazhdimësi blejmë energji elektrike prej tregjeve – jemi afër 300 milionë euro import vetëm në vitin 2025. Paramendojeni në çfarë situate po gjendemi, e ke një kryeministër i cili e ka uzurpuar qeverinë bashkë me kabinetin e tij. Identiteti i kësaj republike është vënë në udhëkryq, dhe ai udhëkryq është: zhvillim dhe mbrojtje e republikës apo stagnim, izolim dhe prishje e marrëdhënieve me partnerët tanë ndërkombëtarë. Këtë dilemë popullit duhet me ia sqaru dhe të njëjtën populli duhet ta zgjedhë në rastin e parë kur del në kutitë e votimit”, ka shtuar Azemi.

Kjo gjendje, sipas Azemit, nuk është vetëm për t’u brengosur, por nuk duhet të flejmë natë e ditë pa i dhënë rrugëdalje kësaj republike të cilën e duam dhe për të cilën kemi punuar me vite të tëra.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy