Deklaroi se do shesë municion partnerëve evropianë, Rusia i kërkon sqarim Vuçiçit

by Nexhat

Rusisë i ka kërkuar të premten Beogradit sqarime në lidhje me deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në Moskë se ai mund të përfundojnë në Ukrainë.

Në një intervistë rishtazi për revistën gjermane Cicero, Vuçiç u citua të ketë thënë se Serbia ishte e gatshme t’u shiste municion partnerëve evropianë, edhe nëse armët do të përfundonin në Ukrainë.

banner

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha në konferencën e rregullt për media se Serbia e ka siguruar disa herë Rusinë se municioni i saj nuk do të përfundojë në duart e Ukrainës.

“Prandaj komentet e Vuçiçit kërkojnë një shpjegim zyrtar nga Beogradi”, tha Zakharova të premten në Moskë.

“Blerësit le të bëjnë me mallin çfarë të duan”, kishte thënë Vuçiç në intervistën për Cicero më 30 tetor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy