Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar ‘Adem Jashari’

by Nexhat

Gjithçka është gati për edicionin e radhës të Turneut Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari”, një nga ngjarjet më të rëndësishme sportive që mbahet çdo vit në nderim të heroit kombëtar Adem Jashari.

“Ky turne do të zhvillohet në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, më 15 dhe 16 nëntor, dhe do të mbledhë boksierë nga shumë shtete, të cilët do të garojnë për titullin prestigjioz dhe për nder të një emri që simbolizon guximin, sakrificën dhe krenarinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit të Kosovës.

banner

Organizatorët kanë bërë të ditur se “të gjitha përgatitjet kanë përfunduar – arena është gati, dhe atmosfera pritet të jetë spektakolare”.

Datat: 15–16 nëntor

Vendi: Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë

Gjysmëfinalet: 15 nëntor, ora 16:00

Finalet: 16 nëntor, ora 12:00

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy