Ferit Idrizi, kandidati i PDK-së për kryetar të Vushtrrisë, u shpreh i bindur se të dielën e 9 nëntorit do të dalë fitues i zgjedhjeve.
Mes tjerash, në “Rubikon” të Klan Kosovës, Idrizi tha se pret vota edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, ani pse ai në garë të dielën është me Sylejman Mehollin nga kjo parti, .
“Unë tani pres votë edhe prej subjekteve të tjera politike, edhe prej Nismës, edhe prej Aleancës, pres vota edhe Lidhjes Demokratike, por edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Unë besoj fuqishëm [që kjo do të ndodh], pasi i kam qëndruar besnik premtimit dhe parimit tim si kryetar i të gjithë qytetarëve. Për katër vjet, zyra ime ka qenë e hapur për të gjithë qytetarët, kanë pasur edhe numrin tim të telefonit”, deklaroi Idrizi.
Idrizi po ashtu foli për projektet që ai thotë se do t’i përmbushë në katër vjetët e ardhshme

