Imeri: Me nga 100 euro për studentë, Kurti i ka blerë votat

by informim peje

Gazetari Arlind Imeri ka thënë se ndarja e nga 100 eurove nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për studentët përbën blerje të votës.

Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka pohuar se Kurti nuk kishte qëllim t’i ndihmonte studentët me këtë shumë.

banner

“Është blerje e votës e drejtëpërdrejtë. Nëse qëllimi do të ishte ndihma reale për studentët, kjo do të bëhej në fillim të vitit akademik, në shtator,” tha Imeri.

Ai shtoi se po të bëhej ky veprim më herët, ndoshta nuk do të kritikohej për blerje votash. “Nuk do të kritikohej për blerje votash, por për shpenzim të panevojshëm. Janë 23 milionë euro të shpenzuara, që nëse do të ishin investuar diku tjetër, vlera e tyre do të ishte shumë më e madhe,” ka thënë Imeri.

Imeri gjithashtu theksoi se me këto para, Kurti nuk ka ndihmuar realisht studentët.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy