Kurti në Mitrovicën e Veriut, mediat e shënojnë si vizitën e parë atje pas humbjes së komunës

by Nexhat

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përgjatë gjithë kohës së zgjedhjeve, sidomos në periudhën e fushatës për balotazh, është përqendruar në garën që kandidati i tij Faton Peci do të ketë më 9 nëntor me Arian Tahirin e PDK-së.

Kurti ka qëndruar edhe sot në Mitrovicë, duke realizuar një vizitë edhe pjesën veriore, ku tashmë Komuna në atë pjesë do të drejtohet nga Lista Serbe.

banner

Mediumi lokal “KoSSev” e ka shënuar këtë vizitë të Kurtit si të parën në pjesën e Veriut që nga humbja e Erden Atiq në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Kurti sot ka qenë i shoqëruar nga Xhelal Sveçla, Erden Atiq, Albulena Haxhiu e zyrtarë të tjerë të VV-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy