Mediat pro-regjimit në Serbi: BIA arreston dy spiunë, aksioni lidhet me plagosjen e Vukashinoviqit në Kosovë

by Nexhat

Anëtarët e Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit në Serbi, që njihet me shkurtesën BIA, në bashkëpunim me organe të tjera shtetërore në zonën e Rashkës, raportohet se kanë arrestuar të premten dy persona nga strukturat e sigurisë me dyshimin për spiunazh, raportuan mediat pro-regjimit, shkruan N1.

Sipas raportimit të medias së pavarur serbe N1, disa media publikuan lajme identike në lidhje me aksionin e BIA-s dhe arrestimin e dy personave nga strukturat e sigurisë me dyshimin për spiunazh.

banner

Sipas raportit, dyshohet se të ndaluarit kishin mbledhur informacione konfidenciale me rëndësi për sigurinë e Serbisë për një periudhë të gjatë kohore dhe ua kishin kaluar ato shërbimeve të inteligjencës shqiptare.

“Hetimi zgjati disa muaj dhe arrestimi është vazhdim i aksionit nga 1 nëntori, kur Millan Vukashinoviq u arrestua në kufi”, thuhet në lajmin e publikuar nga mediat pro-regjimit në Serbi.

Shtohet se Vukashinoviq u përpoq të arratisej në atë rast, por shërbimet serbe të sigurisë përdorën armë zjarri dhe ai u plagos.

“Atij iu dha menjëherë ndihmë mjekësore në vend, u transportua në Spitalin Qendror të Nishit për trajtim dhe ndalim e paraburgim të caktuar”, përfundon raporti.

N1 raporton se vitin e kaluar, mediat pro-regjimit e shënjestruan Vukashinoviqin si spiun të Albin Kurtit.

Ndërkohë, nga institucionet kosovare të sigurisë u tha se xhandarmëria serbe në rastin e plagosjes dhe kidnapimit të Vukashinoviqit, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy