Messi rikthehet edhe një herë në Camp Nou

by Nexhat

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka propozuar organizimin e një ndeshjeje nderi për Lionel Messin, për të shënuar inaugurimin e stadiumit të rinovuar Spotify Camp Nou.

Rikonstruksioni prej 1.5 miliardë eurosh, i cili nisi në vitin 2023, do të rrisë kapacitetin e stadiumit në 105,000 vende dhe do të sjellë përmirësime moderne. Hapja e pjesshme e stadiumit pritet të realizohet në fund të vitit 2025. Ky propozim ka rikthyer në vëmendje diskutime të mëparshme, ndërkohë që marrëdhëniet me Messin, i cili u largua nga klubi në vitin 2021 për shkak të problemeve financiare, po përmirësohen, shkruan Gazeta Express.

banner

Laporta, ndër të tjera, ka thënë: “Por ndoshta nuk do të ndodhë para fundit të vitit 2026, pasi atëherë do të zhvillohen zgjedhjet e klubit. Nuk e di nëse do të jem ende president atëherë, por nëse do të jem, do të isha shumë i lumtur ta drejtoj këtë ndeshje nderimi për Messin në stadium.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy