Muharremi: Albini dhe VV sduhet të vazhdojnë të çoroditen me keqpërdorim të parasë, kurrë më sdo t`i marrin 51% të votave

by informim peje

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar veprimet e fundit të qeverisë për të ndarë para për shtresa të caktuara të shoqërisë.

Ai ka bërë me dije se këto veprime janë keqpërdorimi i parasë publike.

banner

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se VV-ja po e bënë atë që i ka kritikuar qeveritë e mëhershme.

“Albini dhe LVV nuk duhet të vazhdojnë të qorroditen edhe më shumë duke keqpërdorur paranë dhe pasurinë publike për të blerë vota për partinë e vet. Kjo çka po shohim periudhen e fundit është për keqardhje nga një grup politik që ka avokuar për 20 vjet kundër abuzimit me paranë publike. Ky është një model i keq dhe as studentët e as askush tjetër nuk duhet të mësohen me metoda korruptive për me i arritë qëllimet e veta. LVV-së dhe Kurtit nuk u duhen më shumë vota, ata kanë pasur rreth 400 mijë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit dhe kanë dështua me i përdor si duhet. Në fakt, i kanë keqpërdorur të gjitha ato vota të kosovarëve, i kanë djegur, sepse nuk kanë arritur të krijojnë shumicën parlamentare dhe e kanë bllokuar e paralizuar Kosovën që prej 9 shkurtit”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë me dije se VV-ja kurrë më nuk do të mund të përsërit 14 shkurtin e vitit 2021.

“Kurtit i duhet pjekuri politike dhe duhet të kuptojë se ai po dështon, jo me vota, por me mungesë bashkëpunimi dhe partneriteti me të tjerët. Ai kurrë më nuk do ti arrijë 51% të votave për të pasur pushtet absolut. Nga 51% ka rënë ne 42% e pastaj 40% e 37%. Nëse ky trend ka vazhduar, ai sot duhet të jetë në rreth 33%-34%. Pra, LVV vetëm do të bëhet më normale, do të ketë më pak vota së paku deri në vitin 2030.”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy