Njësia Speciale e Policisë dhe KFOR ushtrojnë bashkë në veri, u testua koha e reagimit, pajisjet e komunikimi

by Nexhat

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe pjesëtarë të KFOR-it kanë zhvilluar sot një ushtrim, të cilin e emëruan “ALAMO” në pjesën veriore të vendit.

Policia tha se qëllimi i këtij ushtrimi ishte koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it.

banner

“Sot më 07.11.2025, është  zhvilluar një ushtrim i emërtuar “ALAMO”, i koordinuar mes Policisë dhe KFOR-it, i cili u realizua në pjesën veriore të vendit.  Qëllimi i këtij ushtrimi ishte: koordinimi, komunikimi dhe bashkëpunimi mes njësive policore dhe KFOR-it, për të siguruar një reagim të shpejtë dhe profesional ndaj çdo situate, ku kërkohet ofrimi i një ambienti të sigurt. Pjesëmarrës të këtij ushtrimi nga Policia ishin njësitet relevante (speciale) të Policisë”, u tha në njoftim.

Policia shtoi se në këtë ushtrim është testuar koha e reagimit, pajisjet dhe komunikimi. Janë zbatuar taktika të reagimit me njësitet relevante policore. 

“Ushtrimi ka përfunduar me sukses rreth orës 11:30. Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuar, të angazhuar në ruajtjen e sigurisë për gjithë qytetarët e vendit”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy