Përparim Rama: “Prishtina që e kam ëndërruar si student, sot po e ndërtojmë bashkë”

by engel

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kujtuar fillimet e tij kur u kthye nga Londra për të kontribuar në zhvillimin e kryeqytetit. Në paraqitjen e tij në tubimin përmbyllës të fushatës elektorale, Rama tha se përvoja e tij e ka bërë të njohë mirë sfidat me të cilat përballet Prishtina, por edhe mënyrat për t’i zgjidhur ato.

“Kur u ktheva nga Londra, e dija çka mund të bëhej. Tash që i njoh mirë problemet, i di edhe më mirë zgjidhjet. Prishtina mundet! Prishtina din! Prishtina meriton!”, u shpreh Rama, duke i ftuar qytetarët që të dalin në votime të dielën dhe të japin kontributin e tyre për një Prishtinë më të mirë.

banner

Ai theksoi se puna në komunë po bëhet për të gjithë qytetarët – për studentët, për krijimin e hapësirave të gjelbra dhe digjitale, për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe për më shumë investime në zhvillim të qëndrueshëm.

“Sepse vetëm kur votojmë bashkë, jemi të pathyeshëm. Vetëm kur votojmë me dashni, fitojmë për vete dhe për fëmijët tanë. Dua një Prishtinë model – një qytet funksional, digjital, të gjelbër e me ajër të pastër. Një Prishtinë që nuk përçan, por i fuqizon të gjithë”, tha Rama, duke e mbyllur fjalën e tij me mesazhin për unitet dhe vizion të përbashkët për të ardhmen e kryeqytetit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy