Radoniqi takohet me ambasadorin gjerman, flasin për balotazhin

by Nexhat

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi gjatë një takimi sot me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudoplh, ka diskutuar mbi organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave më 9 nëntor.

Radoniqi e njoftoi ambasadorin gjerman se procesi i organizimit zgjedhor po zhvillohet sipas planit dhe se janë ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar një proces të rregullt, transparent dhe të besueshëm.

banner

Kryetari Radoniqi theksoi se KQZ është në fazën përfundimtare të përgatitjeve logjistike, përfshirë shpërndarjen e materialeve zgjedhore.

Ndërsa, ambasadori Rudolph shprehu interesimin e tij për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së integritetit dhe transparencës gjatë periudhës zgjedhore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy