Rrëmbimi i Milan Vukashinoviqit, Sveçla: Shkelje e sovranitetit të Kosovës nga Serbia

by informim peje

Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka inspektuar sot pjesën e kufirit shtetëror ku javën e kaluar u rrëmbye shtetasi i Kosovës, Milan Vukashinoviq.

Sveçla tha se, bazuar në informacionet dhe dëshmitë e mbledhura nga institucionet e sigurisë, tashmë është e konfirmuar se Vukashinoviq është kidnapuar nga strukturat e Serbisë si kundërshtar i Listës Serbe, duke u shkelur sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës. Ai aktualisht po trajtohet në spitalin e Nishit për plagët e marra gjatë rrëmbimit.

banner

Ai theksoi se Serbia po dëshmohet çdo ditë e më shumë si shtet agresor dhe antidemokratik, pasi Vukashinoviqit ende i mohohet mbrojtja ligjore — një standard që, siç tha Sveçla, respektohet edhe në regjimet më autoritare.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë. Sipas Sveçlës, përgjegjësit do të dalin para drejtësisë sapo të përfundojnë procedurat hetimore.

Sveçla u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të shtojnë presionin ndaj Serbisë, për të ndëshkuar veprimet destabilizuese dhe për të parandaluar eskalime të tjera në rajon.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy