Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, pak ditë para balotazhit ka shkuar në Mitrovicë për t’i dhënë mbështetje kandidatit të partisë së tij, Faton Peci.
Nga atje, nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu, që po ashtu iu bashkua Kurtit për të mbështetur Pecin, publikoi një fotografi jo fort të zakonshme.
Kandidati për Mitrovicën e Jugut në mes të kryetarit e nënkryetares kanë bërë me duar zemrën.
“Bashkë për Mitrovicën tonë të zemrës”, ka shkruar Haxhiu krahas fotos

