Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka lëshuar urdhër-arresti për 37 persona, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e jashtëm Israel Katz, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë e politikë të Izraelit, me akuza për “gjenocid” ndaj popullsisë palestineze në Rripin e Gazës.
Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë, mes të dyshuarve janë edhe Eyal Zamir dhe David Saar Salama. Hetimet turke pretendojnë se këta persona kanë luajtur rol kyç në sulmet dhe veprimet ushtarake që kanë shkaktuar mijëra viktima civile në Gaza.
Kujtojmë se në nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) kishte lëshuar urdhër-arrest për Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ndërkohë, Izraeli po përballet edhe me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ), lidhur me ofensivën e tij të vazhdueshme në territorin e Gazës.

