Albin Kurti po e ndëshkon Pejën për interesa partiake!

by engel

Qeveria e Albin Kurtit po e pengon në mënyrë të qëllimshme zhvillimin e Pejës, vetëm për të dëmtuar politikisht kryetarin Gazmend Muhaxheri në zgjedhjet lokale. Kjo paraqetë një akt të paprecedent, ku interesi qytetar po sakrifikohet në dobi të interesave partiake.

Meqenëse është në kompetenca të qeverisë qendrorte. prej më shumë se katër vjetësh, kryetari Muhaxheri ka kërkuar me ngulm nga qeveria që të fillojë rregullimi i rrugës Pejë–Rugovë, një nyje jetike për zhvillimin turistik dhe ekonomik të komunës. Kërkesat e kryetarit nuk janë respektuar, janë trajtuar në heshtje dhe burokraci të qëllimshme. Procedurat janë zvarritur pa arsye të justifikueshme – një vonesë që nuk mund të interpretohet ndryshe përveçse si sabotim politik. Edhe sot vazhdon të kemi rrugën e dëmtuar dhe të rrezikshme që e pengon zhvillimin e turzimit në ato treva.

banner

Po kështu, edhe rruga e Tranzitit që kalon nëpër lagjen Dardania – kompetencë e qeverisë qendrore – vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme. Edhe pse Kryetari Muhaxheri e ka kërkuar me prioritet ndërhyrjen në këtë segment, Qeveria e Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret. Sot, kjo rrugë është simbol i neglizhencës dhe i mungesës së bashkëpunimit nga ana e qeverisë.

Këto vonesa nuk janë rastësi. Ato janë pjesë e një strategjie të qëllimshme politike për ta dëmtuar Muhaxherin në sytë e qytetarëve të Pejës, duke krijuar perceptimin e dështimit lokal. Në fakt, dështimi është qendror – në zyrën e Kryeministrit që po e përdor pushtetin për hakmarrje elektorale.

Është e papranueshme që një kryeministër të vërë interesat partiake mbi mirëqenien e qytetarëve. Peja nuk është pronë e asnjë partie; Peja është qytet që meriton zhvillim, infrastrukturë moderne dhe respekt nga qeveria e vet.

Albin Kurti duhet t’i japë fund praktikave të ndëshkimit politik dhe t’i hapë rrugë bashkëpunimit institucional me komunat, pavarësisht se kush i udhëheq ato. Sepse qytetarët e Pejës nuk duhet të paguajnë çmimin e ambicieve partiake të Kurtit.

Shkruan: Engelbert Zefaj, profesor universitar dhe njohës i politikave lokale

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy