Bajram Gecaj reagon ashpër ndaj Albin Kurtit: “Sherri erdhi nga Sukobina”

by engel

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka reaguar me tone të ashpra ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili e kishte quajtur kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, “Muhaxher me sherr”.

Në reagimin e tij publik, Gecaj ka ironizuar ashpër fjalorin e Kurtit, duke thënë se “sherri” nuk vjen nga Peja, por nga Sukobina – fshati nga i cili është me origjinë kryeministri Kurti.

banner

“Ky ‘djali’ nga Sukobina – që për fat të keq, nga Mali i Zi s’na solli as diell, as det, por vetëm re, sherr e përçarje – paska marrë guximin ta quajë Kryetarin legjendar të Pejës, Gazmend Muhaxherin: ‘Muhaxher me sherr’,” – shkruan Gecaj.

Sipas tij, ironia e kësaj deklarate është e thellë, pasi – siç shprehet ai – “njeriu flet atë që ka brenda”. Gecaj akuzon Kurtin se është vetë burimi i përçarjes dhe se çdo kritikë e tij ndaj të tjerëve në fakt është pasqyrim i vetvetes.

“E dimë mirë: njeriu flet atë që ka brenda. E kur sherri të del nga çdo fjali, s’është më ‘kritikë politike’ – është diagnozë, madje kronike,” – ka shtuar Gecaj, duke e cilësuar Kurtin si “kryeministër që nuk di të ndërtojë as ura, as bashkëpunim, por vetëm grindje e përçarje”.

Në anën tjetër, Gecaj e ka lavdëruar punën e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, të cilin e ka cilësuar si simbol të zhvillimit dhe qytetarisë.

“Gazmend Muhaxheri për katër mandate rresht ka bërë atë që disa s’e bëjnë as për katër jetë: rrugë moderne, shkolla të reja, turizëm që lulëzon, kulturë që gjallëron dhe, mbi të gjitha, transparencë që ndriçon.

Po, ai ka ‘sherr’: sherr me punën, me projektet, me zhvillimin! Nëse ky është sherr, atëherë le të na bie sa më shumë,” – ka theksuar Gecaj.

Ai ka përfunduar reagimin e tij duke thënë se ndërsa disa merren me fjalë dhe akuza, Muhaxheri merret me realitet, punë dhe qytetarë, duke e cilësuar atë “kapitull të artë të historisë moderne të Pejës”.

“Gazmend Muhaxheri – simbol i zhvillimit, qytetarisë dhe integritetit,” – përfundon reagimin e Bajram Gecajt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy