Gani Geci: Në listën e LDK-së do të kandidojë vëllai im, Fadil Geci

by engel

Aktivisti i njohur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka bërë të ditur se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare kandidati nga familja Geci në listën e LDK-së do të jetë vëllai i tij, Fadil Geci.

Në një njoftim publik, Geci ka sqaruar se për shkak të pamundësisë ligjore që ai vetë të kandidojë për deputet deri më 21 shtator 2027, është arritur një marrëveshje me Kryesinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës që Fadil Geci të jetë përfaqësuesi i familjes në listën zgjedhore të partisë.

banner

“Me aprovimin e Kryesisë së LDK-së, kemi vendosur që kandidat për deputet nga familja Geci në listën e LDK-së të jetë vëllai im, Fadil Geci,” – ka deklaruar Gani Geci.

Ai ka ftuar të gjithë përkrahësit e tij, si në Kosovë ashtu edhe në diasporë, që në zgjedhjet e ardhshme të mbështesin kandidaturën e Fadil Gecit, të cilin e ka cilësuar si vazhdimësi të angazhimit familjar për drejtësi, barazi dhe dinjitet njerëzor e kombëtar.

“Ftoj të gjithë përkrahësit e kauzës sonë për drejtësi, barazi, mbrojtjen e pragut të shtëpisë dhe dinjitetit personal e familjar që ta mbështesin kandidatin tonë për deputet, Fadil Geci,” – ka theksuar ai.

Sipas Gecit, ky vendim është rezultat i konsultimeve të gjera brenda strukturave të LDK-së dhe përfaqëson vazhdimësinë e angazhimit politik të familjes Geci, e cila për vite me radhë ka qenë pjesë aktive e jetës publike në Kosovë.

“Ky është një hap i natyrshëm në rrugëtimin tonë politik, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe vlerave të Lidhjes Demokratike të Kosovës,” – përfundon komunikata e Gani Gecit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy