Sot pritet të lirohet nga spitali Astrit Isufi, i dyshuari për krimin e rëndë në Malishevë

by informim peje

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve të gruas së tij në Malishevë pritet të lirohet nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale.

Lajmin e ka bërë të ditur për Klankosova.tv, drejtori i kësaj klinike Enver Fekaj.

banner

“Pacienti është shtrirë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale dhe aktualisht dhe pritet me u liru sot, por ende është prezent. Gjendja e tij është stabile. Konkluzioni i ekipës kujdestare është që pacienti të lirohet për trajtim ambulantiv”, tha Enver Fekaj për Klankosova.tv

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës në fshatin Gollubovc të Malishevës, u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të së premtes. Siç ka raportuar ekskluzivisht Klankosova.tv rreth orës 06:30, Isufi është gjetur duke u fshehur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë të Malishevës.

Në momentin e arrestimit, ai ka qenë i plagosur me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Si ndodhi krimi i rëndë që tronditi Malishevën?

Më 6 nëntor, rreth orës 11:30, në shtëpinë e familjes Morina në Gollubovc, dyshohet se Astrit Isufi ka hapur zjarr ndaj dy miqve të tij, Naim Morina, 45 vjeç, dhe Driton Morina, 32 vjeç.

Njëri prej tyre ka humbur jetën në vend, ndërsa tjetri ka vdekur rrugës për në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kijevë.

Sipas burimeve të Klan Kosovës, i dyshuari kishte shkuar për të marrë bashkëshorten e tij, e cila është motra e viktimave, pasi familja e saj kishte mbajtur të pame për babanë e ndjerë.

Burimet tregojnë se viktimat i kishin kërkuar asaj të ndahej nga Isufi.

Në atë kohë, bashkëshortja dhe vajza e dyshuarit ndodheshin në veturë dhe dyshohet se kanë parë skenën.

I dyshuari me vepra penale të mëparshme

Ndaj Astrit Isufit më herët kishte qenë ngritur një aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe ai kishte qëndruar për disa muaj në paraburgim.

Ai ka qenë i dyshuar për dy vepra penale, ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

Nuk dihet ende kur i është ndërprerë masa e sigurisë.

Hetimet po vazhdojnë, ndërsa rasti po trajtohet nga Prokuroria Themelore në Gjakovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy