“Treni bullgar” – Sami Kurteshi përplaset me PDK-në në mbledhjen e KQZ-së

by informim peje

Anëtari i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, pothuajse nuk kalon mbledhje pa u tensionuar për ndonjë prej çështjeve për të cilat diskutohen.
Në mbledhjen e sotme, Kurteshi është përplasur me anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke i akuzuar ata se “e kanë sjellë” në Kosovë atë që njihet si “treni bullgar”.

“z.koleg veç pak, se këqyr qysh e gjun fjalën, treni bullgar në Republikën e Kosovës është instaluar nga PDK-ja. PDK e ka zublue trenin bullgar në Kosovë. Tash po e përdorin trenin kosovar”, ka thënë Kurteshi.

banner

Një nga anëtarët e PDK-së ia ka kthyer Kurteshit duke i thënë se “ju po e përdorni”.

Kurteshi ka shprehur mospajtueshmëri rreth procesit të votimit me asistencë sociale. Sipas tij, tek kutia e votimit duhet të jetë vetëm një person, pavarësisht rrethanave në të cilat gjendet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy