Eugen Cakolli nga KDI, ka treguar se me sa banorë do qeverisin partitë politike.
LDK-ja ka fituar në 7 komuna dhe do qeverisë me rreth 550 mijë banorë.
Më pas është PDK-ja, VV-ja dhe AAK-ja.
Më poshtë postimi i plotë i Cakollit:
Përtej numrit të komunave të fituara, një mënyrë më domethënëse për të kuptuar fuqinë reale të partive kryesore politike – sipas rezultateve të zgjedhjeve për kryetarë komunash – është të analizohet numri i banorëve që jetojnë në komunat që ato do të udhëheqin. Kjo pasqyron më mirë ndikimin real të secilës parti në jetën e qytetarëve dhe peshën e saj demografike, përtej thjesht fitoreve numerike.
Sipas kësaj qasjeje, të bazuar në të dhënat aktuale të popullsisë (votuesve) për komunat e fituara:
– LDK do të udhëheqë me 7 komuna, me rreth 550 mijë banorë;
– PDK do të udhëheqë me 6 komuna, me rreth 490 mijë banorë;
– LVV do të udhëheqë me 7 komuna, me rreth 420 mijë banorë;
– AAK do të udhëheqë me 5 komuna, me rreth 340 mijë banorë

