KAÇANIK/ Një 46-vjeçar gjendet pa shenja jete në fshatin Soponiçë, policia po e heton rastin

by Nexhat

Një burrë i moshës 46-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Soponiçë të Kaçanikut.

Vdekjen e tij e konstatuan mjekët e QKMF-së të Kaçanikut të cilët dolën në vendngjarje.

banner

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, më datë 09.11.2025, rreth orës 13:50, kemi pranuar një informacion lidhur me një person pa shenja jete në fshatin Soponiçë të Kaçanikut. Në vendin e ngjarjes kanë dalë mjekët e QKMF Kaçanik, të cilët kanë konstatuar se viktima, mashkull rreth 46 vjeç është pa shenja jete. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore nga stacioni policor Kaçanik, krim-teknikët dhe hetuesit rajonal”.

Veseli tha se në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”.

“Për informata shtesë lidhur me rastin, do të njoftoheni me raport në vijim”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy