Interi është duke punuar për të forcuar repartin mbrojtës në prag të sesionit të ardhshëm të afatit kalimtar, por drejtuesit zikaltër mund të përballen me një çështje të rëndësishme që lidhet me të ardhmen e Alessandro Bastonit.
Edhe pse klubi milanez e konsideron mbrojtësin italian si të paprekshëm, situata mund të ndryshojë për shkak të interesit të madh që po vjen nga Premierliga angleze.
Sipas të përditshmes italiane “Il Giorno”, skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim të fortë për Bastonin dhe po përgatitet të paraqesë një ofertë të konsiderueshme financiare. Klubi anglez, që po përballet me mungesa në prapavijë, e sheh Bastonin si përforcimin ideal për të ardhmen e mbrojtjes së tij.
Siç raportohet, ‘The Reds’ klubi anglez është duke përgatitur ofertën që kalon shifrën e 100 milionë eurove, një shumë që do të hynte në mesin e investimeve më të mëdha në historinë e “të kuqve”.
Aktualisht, Interi e konsideron Bastonin pjesë thelbësore të projektit sportiv. Mbrojtësi ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor 2028, me një pagë prej 5.5 milionë eurosh në vit, duke qenë një nga futbollistët më të paguar të skuadrës

