Voton Shaqir Totaj: Besoj se qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e mirë dhe atë që i duhet Prizrenit

by Nexhat

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka deklaruar se pret që balotazhi i zgjedhjeve për kryetar të Komunës të zhvillohet në mënyrë të qetë, demokratike dhe me respekt të plotë për vullnetin e qytetarëve.

“E para, dhe më e rëndësishmja, është që procesi zgjedhor të shkojë mirë, pa incidente dhe pa probleme. Fushata ka qenë e qetë, e rregullt, dhe ne kemi treguar si qytet dhe si shtet se dimë të organizojmë zgjedhje të ndershme,” u shpreh Totaj.

banner

Ai tha se e sheh këtë balotazh si një mundësi për të konfirmuar drejtimin zhvillimor që ka marrë Prizreni në këto vite.

Totaj theksoi se pavarësisht garës politike, vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe duhet respektuar nga të gjithë. “Uroj që të gjithë qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike me qetësi, me vetëdije dhe me dashuri për Prizrenin tonë,” përfundoi Kryetari Totaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy