Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një postim në Facebook pas mbylljes së qendrave të votimit, duke iu drejtuar komisionerëve, duke thënë se këta të fundit e ‘’mbajnë në duar të ardhmen e qytetit’’ të tyre.
Nga VV’ja, i është bërë thirrje komisionerëve të kësaj partie duke kërkuar nga ta që ta ‘’mbrojnë fitoren e qytetarëve’’.
‘’E vërteta qëndron te numërimi deri në votën e fundit, andaj ju bëjmë thirrje për vigjilencë’’, thuhet në postimin e VV’së.
Postimi:
Të dashur komisionerë,
Ju mbani tani në duar të ardhmen e qytetit tuaj. Të nderuar komisionerë e vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mbrojeni fitoren e qytetarëve!
E vërteta qëndron te numërimi deri në votën e fundit, andaj ju bëjmë thirrje për vigjilencë.
Suksese deri në fitore!
Jemi me sytë nga ju!

