Basha premton mbështetje për punëtorët e RTK-së: “Koha për zgjidhje të drejtë dhe funksionim të qëndrueshëm”

by engel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është takuar sot me përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të RTK-së dhe Shoqatës Sindikale të Radio Kosovës, pas protestës së mbajtur nga punëtorët e këtyre institucioneve para Kuvendit.

Gjatë takimit, i cili u zhvillua në frymë mirëkuptimi, u diskutua për kërkesat e punëtorëve lidhur me pagat e prapambetura dhe nevojën për garantimin e stabilitetit financiar të RTK-së, si transmetues publik i vendit.

banner

“Si kryetar i Kuvendit, kam dhënë mbështetjen time të plotë për zgjidhjen e kësaj situate. Tash kemi një Kuvend funksional dhe ekziston mundësia ligjore për të vepruar në këtë drejtim”, deklaroi Basha, duke theksuar rëndësinë e formimit të komisioneve parlamentare për të mundësuar procedimin e mjeteve përmes Thesarit të Republikës së Kosovës.

Megjithatë, ai theksoi se për të arritur këtë hap kërkohet pjesëmarrja dhe bashkëpunimi i të gjitha forcave politike në Kuvend. “Kjo nuk është çështje politike, por institucionale dhe humane. Është çështje e mirëqenies së rreth 700 familjeve që jetojnë nga puna në RTK”, u shpreh Basha.

Përfaqësuesit sindikalë mirëpritën gatishmërinë e kryetarit të Kuvendit dhe kërkuan që institucionet të veprojnë sa më shpejt për zgjidhjen e krizës financiare në RTK.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy