Deklarata të forta nga G-Bani: sulmon Noizyn, MC Kreshën dhe Getoarin

by jonzefaj

Reperi i njohur G-Bani ka dhënë disa deklarata të papritura për disa nga artistët e njohur shqiptarë.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Më prit të dielën”, ai sqaroi arsyet e tërheqjes së tij nga “Kënga Magjike”, pas aludimeve se vendimi ishte bërë për vëmendje publike.

banner

“Jo, jo, jo. Unë i prisha punë vetes me atë largim. Mërzita njerëz që i kisha bashkëpunëtorë. U nxitova? Ndoshta. Ta kishin menduar më mirë promon, sepse unë dilja shumë pak. Dua të ndjej energjinë e mirë, ta kishin bërë siç duhej”, – tha G-Bani me sinqeritet.

Në pjesën më surprizuese, agjenti virtual i inteligjencës artificiale, gjeneroi një skenë imagjinare ku G-Bani ndodhej në ashensor me disa figura të njohura të muzikës hip hop.

Pyetja ishte e qartë: si do të sillej me ta?

Për Noizyn, ai u shpreh me tone të forta:

“Është i pabesë. Do më kishte gjuajtur i pari, edhe unë për t’u mbrojtur. Nuk e di kush do fitonte, ndoshta ai se është më i stërvitur… por është i pabesë.”

Ndërsa për MC Kreshën, G-Bani nuk kurseu kritikat:

“Është artist i mbivlerësuar. Duhet ta kuptojë që nuk është më i miri në estradë.”

Edhe për Getoarin, ai dha një koment të prerë:

“Është djalë i keq, shumë i keq.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy