Edon Zhegrova mahnit Spallettin, trajneri po ndërton formacion të ri për të

by jonzefaj

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti gjithnjë e më shumë po mbetet i fascinuar me yllin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Zhegrova ka mahnituar sërish Spallettin kur u aktivizua nga banka e rezervistëve në ndeshjen e fundit, në të cilën Juventusi luajti pa gola kundër Torinos.

banner

Për 25 minuta lojë sa ishte në fushë, Zhegrova krijoi katër raste të rrezikshme dhe ishte i papërmbajtshëm për lojtarët e Torinos.

Kështu që, Spalletti po mendon të krijojë një modul apo sistem të lojës që i përshtatet plotësisht Zhegrovës, i cili ende nuk është 100% gati fizikisht.

Mediumet italiane kanë raportuar se Spalletti ka në mendje formacionin 4-3-3 apo 4-2-3-1 për ta shfrenuar edhe më tej fantazinë e Zhegrovës në fushë.

26-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Juventusit nga Lille dhe deri më tani ka vetëm pesë paraqitje në total, tri në Serie A dhe tri në Ligën e Kampionëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy