Ferizaj: Policia shqipton 1,510 gjoba dhe pezullon 33 patenta

by informim peje

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës 3–9 nëntor 2025 ka shqiptuar 1,510 gjoba dhe ka pezulluar 33 patenta shoferësh për shkelje të rënda të trafikut.

Sipas komunikatës, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 35 aksidente trafiku, prej të cilave 10 kanë shkaktuar lëndime për 16 persona, ndërsa 25 të tjera kanë pasur vetëm dëme materiale.

banner

Policia thekson se aktivitetet për parandalimin e aksidenteve do të vazhdojnë, duke apeluar tek shoferët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes maksimal.

Qytetarët mund të bashkëpunojnë me autoritetet duke raportuar çdo kundërvajtje përmes stacionit më të afërt policor, aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose në numrin kujdestar 192.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy