FSK zhvillon stërvitje ushtarake në Gërmi më 15 nëntor, Komuna e Prishtinës siguron qytetarët

by informim peje

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të realizojë një plan të stërvitjes më 15 nëntor në zonën e Gërmisë. Për këtë ka njoftuar Komuna e Prishtinës, duke thënë se nuk ka arsye për shqetësim.

Njoftimi i Komunës së Prishtinës: Njoftim për qytetarëtTe dashur qytetarë,Ju njoftojmë se FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës, bazuar në planin e saj të stërvitjeve, më 15 nëntor 2025 do të realizojë një stërvitje ushtarake, marshim kondicional në zonën e Gërmisë.

banner

Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe prani të pjesëtarëve të FSK-së në terren.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të planit të rregullt stërvitor dhe nuk ka arsye për shqetësim.Faleminderit për mirëkuptimin!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy