Grekët “kursejnë” orizin, në dasma do hidhet oriz i dëmtuar

by informim peje

Si në shumë vende të Mesdheut, edhe në Greqi, hedhja e orizit mbi të sapomartuarit pas ceremonisë është një zakon tradicional që simbolizon urimet për begatinë dhe pjellorinë. Por çdo vit, kjo traditë çon në humbje të mëdha.

Fermerët grekë llogarisin se rreth 200-300 tonë oriz i ngrënshëm përfundojnë në tokë gjatë muajve të verës, kur zhvillohen shumica e rreth 53.000 dasmave në gjithë vendin.

banner

Pas thatësirave dhe ndryshimeve klimatike, por edhe si rezultat I konkurrencës së fortë nga importet me çmim të ulët prej vendeve aziatike , fermerët grekë gjetën një zgjidhje racionale dhe ekonomike: të shesin orizin e thyer për dasma, në vend që ta hedhin ose ta përdorin për ushqim kafshësh.

“Ideja e përdorimit të orizit të thyer në dasma lindi sepse është një traditë këtu në vendin tonë”, shprehet fermeri Christos Gatzaras .

Shembullin po e japin prej disa muajsh disa partneritete bujqësore në Halastra ,pranë Selanikut një nga zonat kryesore të kultivimit të orizit, që kanë shitur tonelata me oriz të thyer të ridizenjuar në çanta të bardha me etiketen-orizi I dasmave “THE WEDDING RICE”, duke dhënë mesazhin se orizi nuk është për tu hedhur. Produkti i ri tregtohet tashmë në pako prej 25, 10 dhe ndoshta më pak kilogramësh. Është vlerësuar se 3-5 kilogramë oriz hidhen në çdo dasmë.

“Çdo vit, kryesisht gjatë muajve të verës kur zhvillohen shumica e dasmave, hidhen rreth 200 ton oriz i ngrënshëm. Kështu që menduam, pse duhet të përfundojë një produkt i ngrënshëm në tokë kur mund të përdorim një produkt të ngjashëm në vend të tij?”, shton më tej ai.

Greqia është prodhuesi i tretë më i madh i orizit në BE, duke eksportuar pjesën më të madhe të 250,000 tonëve prodhim vjetor. Orizi i thyer përbën rreth 9% të eksporteve, dhe përdorimi i tij në dasma ndihmon fermerët, kursen burime natyrore dhe jep një zgjidhje të zgjuar për një zakon tradicional.

Tani, çdo ton orizi i shitur për dasma është fitim për fermerët dhe një shembull sesi tradita mund të kthehet në mundësi ekonomike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy