“Hera parë që një kryeministër shantazhon haptas” Albert Krasniqi për Kurtin: Nuk është i thirrur t’iu shërbejë veç kandidatëve të tij

by Nexhat

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus mbrëmë në “Pressing” të T7 ka thënë se asnjë nga kryeministrat nuk i ka shantazhuar qytetarët me buxhet.

“Asnjë prej kryeministrave nuk ka shantazhu qytetarët që ‘nëse nuk i votoni kandiatët e mi nuk do të keni buxhet’, kjo është hera e parë që një kryeministër del hapur shantazh të qytetarëve. Është kushtëzim me buxhet e shumica prej komunave varen prej grantit prej nivelit nacional”, shtoi ai.

banner

Ai  tha se Kurti në Fushë Kosovë e ka përuruar një projekt bashkë me kandidatin e VV’së për kryetar atje, Valon Prebeza.

“Një kryeministër nuk është i thirrur t’i shërbej vetëm kanddiatëve të tij, por krejtve”, tha Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy