Meqenëse më 12 tetor jo të gjitha komunat arritën të nxjerrin një fitues, vendi shkoi në një raund të dytë të zgjedhjeve, ku kandidatët e 18 komunave u përballën për rezultatin përfundimtar.
Më 9 nëntor 2025, qytetarët e 18 komunave iu drejtuan sërish kutive të votimit për të përcaktuar kryetarët e rinj.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë fituar secila nga shtatë komuna.
LDK-ja fitoi të dielën në Prishtinë – komunën me numrin më të madh të banorëve në Kosovë – si dhe në Pejë, Viti, Dragash dhe Junik. Paraprakisht, kjo parti kishte fituar edhe në Lipjan e Istog.
Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithashtu shtatë komuna: Gjilanin dhe Mitrovicën e Jugut – dy prej qendrave më të mëdha të Kosovës – si dhe Podujevën, Shtimen dhe Kamenicën në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë Fushë-Kosovën dhe Obiliqin.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka fituar në gjashtë komuna: Prizren, Ferizaj, Skenderaj, Vushtrri, Kaçanik dhe Han të Elezit.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar në pesë komuna me rreth 220 mijë banorë: Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë dhe Deçan.
Edhe pse ka fituar në 10 komunat me shumicë serbe, Lista Serbe udhëheq në komuna me rreth 65 mijë banorë.
Malisheva me rreth 42 mijë banorë dhe Drenasi me rreth 47 mijë udhëhiqen nga Nisma Socialdemokrate dhe nga Ramiz Lladrovci si kandidat i pavarur.
Për nga sipërfaqja territoriale, LDK-ja udhëheq me rreth 2,700 kilometra katrorë, LVV-ja me 2,100 km², PDK-ja me 1,990 km², AAK-ja me 1,830 km², ndërsa Lista Serbe me 1,700 km², shkruan Ekonomia Online.
Garat kryesore të balotazhit
Prishtinë
Përparim Rama (LDK) fitoi me 46,935 vota (51.54%), duke siguruar një mandat të dytë.
Hajrulla Çeku (LVV) mori 44,126 vota (48.46%).
Gjakovë
Ardian Gjini (AAK) fitoi me 17,024 vota (56.03%).
Ardian Gola (LVV) mori 13,362 vota (43.97%).
Gjilan
Alban Hyseni (LVV) fitoi me 22,269 vota (61.06%).
Arbër Ismajli (LDK) mori 14,203 vota (38.94%).
Dragash
Bexhet Xheladini (LDK) fitoi me 6,106 vota (58.45%).
Shaban Shabani (PDK) mori 4,340 vota (41.55%).
Kaçanik
Sabedin Vishi (PDK) fitoi me 7,548 vota (51.86%).
Jeton Raka (LVV) mori 7,006 vota (48.14%).
Klinë
Zenun Elezaj (AAK) fitoi me 8,084 vota (58.20%).
Sokol Bashota (PDK) mori 5,849 vota (41.98%).
Fushë-Kosovë
Pas 25 vjetësh, LDK nuk do ta udhëheq më këtë komunë.
Valon Prebreza (LVV) fitoi me 10,583 vota (54.99%), ndërsa Besnik Osmani (LDK) mori 8,664 vota (45.01%).
Mitrovicë e Jugut
Faton Peci (LVV) fitoi me 17,837 vota (53.47%).
Arian Tahiri (PDK) mori 15,522 vota (46.53%).
Obiliq
Halil Thaçi (LVV) fitoi me 6,441 vota (51.9%).
Xhafer Gashi (LDK) mori 6,167 vota (48.91%).
Rahovec
Smajl Latifi (AAK) fitoi me 8,769 vota (53.59%).
Ali Dula (LVV) mori 7,593 vota (46.41%).
Pejë
Gazmend Muhaxheri (LDK) fitoi me 19,629 vota (61.15%).
Taulant Kelmendi (LVV) mori 12,472 vota (38.85%).
Prizren
Shaqir Totaj (PDK) fitoi me 25,326 vota (53.86%).
Artan Abrashi (LVV) mori 21,699 vota (46.14%).
Suharekë
Bali Muharremaj (AAK) fitoi me 11,640 vota (55.60%).
Ardian Shala (LDK) mori 9,295 vota (44.40%).
Viti
Sokol Haliti (LDK) fitoi me 8,352 vota (50.60%).
Arsim Ademi (LVV) mori 8,155 vota (49.40%).
Vushtrri
Ferit Idrizi (PDK) fitoi me 14,427 vota (54.27%).
Sylejman Meholli (LVV) mori 12,158 vota (45.73%).
Junik
Ruzhdi Shehu (LDK) fitoi me 1,426 vota (55.92%).
Agron Kuçi (AAK) mori 1,124 vota (44.08%).
Mamushë
Abdulhadi Krasniq (Kosova Demokratik Türk Partisi) fitoi me 1,577 vota (53.58%).
Fikret Morina (Mamusa Halk Hareketi) mori 1,366 vota (46.42%).
Kllokot
Božidar Dejanoviq (Lista Serbe) fitoi me 942 vota (90.03%).
Sprecko Spasiq (Srpska Narodna Sloga) mori 105 vota (9.97%).

