Shumica prej nesh e kemi zakon ta mbështjellim djathin me qese plastike dhe ta vendosim në frigorifer, duke menduar se kështu e ruajmë më mirë dhe e mbajmë të freskët.
Por sipas ekspertëve, ky veprim në fakt mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.
Arsyeja pse përdoret qesja plastike është që të parandalohet tharja e djathit dhe formimi i mykut. Megjithatë, hulumtimet tregojnë se mbështjellja me plastikë mbyll lagështinë brenda, duke krijuar kushte ideale për rritjen e mykut dhe baktereve.
Specialistët rekomandojnë që djathi të mos mbahet në qese plastike, por të ruhet në enë hermetike ose të mbështillet me letër kuzhine ose letër pjekjeje, e cila lejon frymëmarrjen dhe mbron më mirë strukturën e tij.
Pra, nëse dëshironi që djathi juaj të qëndrojë i freskët dhe i sigurt për konsum, hiqni dorë nga qeset plastike dhe zgjidhni një mënyrë më të shëndetshme ruajtjeje.

