Të hënën, pritet të mbajë mot kryesisht i vranët në të gjithë vendin, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes do të ketë reshje shiu herë pas here.
Sipas parashikimeve, reshjet do të jenë me intensitet të ndryshueshëm dhe lokalisht në formë rrebeshesh, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me shpejtësi që do të variojë nga 13 deri në 31 kilometra në orë, duke sjellë ndjesi të lehtë freskie në disa zona.
Temperaturat do të shënojnë vlera minimale prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 13 deri në 16°C.
Në përgjithësi, dita e hënë pritet të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, tipike për stinën e vjeshtës.

